Rogen Ibanez pritet të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni pas tre viteve të kaluara në kryeqytet.
Mbrojtësi brazilian ka shfaqur formë të mirë dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave angleze që duan transferimin e tij në verë.
Calciomercato ka raportuar se Newcastle United, Manchester United, Tottenham Hotspur dhe West Ham United kanë shprehur interesim për transferimin e brazilianit.
24-vjeçari është i gatshëm të transferohet në Ligën Premier pasi dëshiron të fitoj pagë më të lartë se sa aktualja 1,5 milionë euro neto në sezon.
Edhe klubi italian nga ana tjetër është gati ta shes brazilianin pasi tanimë kanë siguruar shërbimet e francezit Evan N’Dicka.
Giallorosët nga shitja e Ibanez synojnë të fitojnë rreth 40 milionë euro, shumë që nuk duket problem për klubet angleze. /Telegrafi/