Manchester Unitedi dhe Arsenali janë ndër klubet e Ligës Premier që po e monitorojnë nga afër yllin e Bayer Leverkusenit, Julian Brandt.
Daily Mail bën të ditur se gjatë afatit të janarit klubi gjerman do të vërshohet nga ofertat për anësorin.
Përfaqësues të këtyre klubeve i kanë përcjellë disa ndeshje në kampionatin gjerman për ta shikuar nga afër lojtarin.
20-vjeçari është edhe në planet e Tottenham Hotspur dhe Evertonit, ndërsa edhe Liverpooli e ka përcjellë gjatë këtij sezoni.
Brandt, i cili i ka shënuar tre gola dhe i ka dhuruar gjashtë asistime në 22 paraqitje në këtë edicion, ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2019. /Telegrafi/