Liga Premier e ka zgjedhur Jurgen Kloppin si trajnerin më të mirë të muajit janar, duke thyer edhe një rekord të madh.
Sot (e premte) gjatë ditës, Liga Premier ka zgjedhur Sergio Agueros si lojtarin më të mirë të muajit.
Ndërsa, çmimin e trajnerit më të mirë të muajit janar e ka fituar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Klopp e meritoi këtë çmim pasi arriti t’i fitojë plot pesë ndeshje me Reds gjatë këtij muaji.
5️⃣ wins in January to continue Liverpool's unbeaten run
🔴 Jurgen Klopp is the @BarclaysFooty Manager of the Month for January#PLAwards pic.twitter.com/NAQuMup4Mg
— Premier League (@premierleague) February 7, 2020
Në këtë garë, Klopp mposhti kolegët e tij: Pep Guardiola, Ralph Hasenhuttl dhe Nigel Pearson.
Trajneri gjerman gjithashtu e ka thyer edhe një rekord, pasi bëhet trajner i parë që arrin të fitojë plot pesë herë këtë çmim brenda një sezoni. /Telegrafi/
😍 BOSS 😍
Jürgen Klopp has been named as the @premierleague's Manager of the Month for January – setting a new record for most wins (5) in a single season! 👏👏👏 pic.twitter.com/orzj152nMo
— Liverpool FC (@LFC) February 7, 2020
August 🏆
September 🏆
November 🏆
December 🏆
January 🏆 @premierleague Manager of the Month awards for the boss this season 👏 pic.twitter.com/KUcRtjfRGw— Liverpool FC (@LFC) February 7, 2020