Telegrafi

Klopp zbulon se përse nuk po e lejon Shaqirin të largohet në këtë afat: Kam biseduar me të sy më sy, ai e di situatën

Jurgen Klopp ka bërë të ditur se nuk do të lejojë largimin e Xherdan Shaqirit në këtë afat kalimtar nga Liverpooli.

Trajneri gjerman e vlerëson lartë sulmuesin shqiptar edhe pse ai nuk po luanë shumë te The Reds.

Klopp ka thënë se 28-vjeçari është pjesë e planeve të tij dhe nuk dëshiron ta largojë atë në këtë afat.

Lexo po ashtu Liverpooli do ta lejojë largimin e Shaqirit në verë për 30 milionë euro

“Kemi pasur prioritet të tjera në dhjetor dhe në janar, pasi në bankën rezervë kishim edhe lojtarë të rinj”, ka thënë ai.

“Kemi shumë konkurrencë në skuadër dhe kjo është e mirë. Shaq (Xherdan Shaqiri) e di mendimin tim për të dhe nuk ka asgjë personale”.

Lexo po ashtu Liverpooli ka refuzuar ofertat e Romës dhe Sevillas për Shaqirin

“Ndoshta ai është i dëshpëruar që nuk po luan shumë, por për ne është një lojtar i rëndësishëm”.

“Ne kemi biseduar disa herë sy më sy dhe ai është në dijeni për situatën. Ai e di se duhet të stërvitet më shumë dhe të zhvillohet më shumë. Është një djalë fantastik”, ka shtuar më tej Klopp.

Roma e kishte bërë prioritet transferimin e Shaqirit, mirëpo Klopp kërkoi nga Liverpooli që t’i refuzonte të gjitha ofertat për të. /Telegrafi/