Site icon Telegrafi

Klopp zbulon se cili është lojtari më i mirë që e ka trajnuar ndonjëherë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka veçuar ish-lojtarin e tij të Borussia Dortmund, Robert Lewandowski, si më të mirin që e ka trajnuar si trajner.

Klopp ka ndërtuar skuadra të paharrueshme si në Liverpool ashtu edhe në BVB, duke fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve me Reds, dhe me gjermanët duke fituar titullin në Bundeslia në sezonet 2010-11 dhe 2011-12 – hera e fundit që një ekip përveç Bayern Munich përfundoi në krye të garës.

Gjatë asaj kohe ai ka drejtuar lojtarët të panumërt të klasit botëror, por një në veçanti dallohet për 53-vjeçarin gjerman.

Lexo po ashtu Robert Lewandowski bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Bundesligës

Cili është lojtari dhe çfarë thotë Klopp?

Kur u pyet gjatë një interviste me Bild se kush ishte lojtari më i mirë me të cilin kishte punuar si menaxher, Klopp nuk hezitoi të përgjigjet.

“Robert Lewandowski. Më të vërtetë nuk do të jetë e drejtë të thuash këtë për ndonjë lojtar tjetër përveç Lewyt”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Ajo që ai ka bërë nga potenciali i tij, si e shtyu veten të bëhej lojtari që është sot, kjo është e jashtëzakonshme”.

Sipas trajnerit, nuk është vetëm aftësia e lindur e polakut para portës që e bën atë një lojtar kaq të mirë, por edhe etika dhe vendosmëria e tij e punës.

Lexo po ashtu Robert Lewandowski zbulon tre futbollistët që i kishte idhuj në fëmijëri: Baggio, Del Piero dhe Henry

“Lewy ndërmori çdo hap që duhej të hidhte për të qenë makineri e golit”.

“Ai është futur në lojë, ai thjesht e di në çdo situatë se çfarë duhet të bëjë, ku duhet të shkojë. Lewy është një makinë absolute”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version