Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë vendimi për ta bërë kapiten do ta përmirësojë edhe më tutje Virgil Van Dijkin.
Mbrojtësi 27 vjeçar u zgjodh që të mbajë shiritin e kapitenit teksa holandezi Ëijnaldum është i dyti pas tij.
“Vërtet mendoj se Millner dhe Henderson po bëjnë punë të mirë”.
“Ata janë ambasadorë të klubin dhe po luajnë shkëlqyeshëm për ekipin. Ata kombinojnë të gjitha në mënyrë perfekte”.
“Kur kam ardhur këtu, kam ndërtuar një komitet të lojtarëve. Aty kishte pesë ose gjashtë lojtarëve, përshirë Lucas Leivan, Adam Lallanan dhe Phil Coutinhon. Ky ekip është rritur dhe tash kemi lojtarë dhe ata vet kanë vendosur për kapitenin”.
“Ishte vendim i ngushtë. Lovren ishte afër, Adam ishte afër. Të gjithë kishin votat e tyre. Lojtarët e shohin në mënyrëne duhur, se ata lojtarët mund të bëjnë punën”.
Want the 3 points tomorrow – let’s keep this unbeaten start to the @premierleague season going 💪🏻 #weareliverpool pic.twitter.com/Sp9idvczT3
— James Milner (@JamesMilner) October 26, 2018
“Virgil është i ri. Ai duken më shumë burrë se sa që është në të vërtetë. Nuk ka asgjë keq për këtë dhe ai mund të përmirësohet. Nëse e shihni dhe e dëgjoni, e kuptoni se është dallim i madh mes juve dhe tij sepse ai duket mjaft impresiv”.
“Është mirë për të që tash ka përgjegjësinë dhe do të vijë dita kur edhe Gini do ta mbajë shiritin. Ai do të jetë krenar me këtë”, u shpreh Klopp.
Liverpooli është i pamposhtur në Ligën Premier këtë sezon dhe është në vendin e dytë në krahasim me Cityn për shkak të gol dallimit. /Telegrafi/