Liverpooli ka dështuar edhe një herë që ta fitojë titullin e Ligës Premier, edhe pse në këtë sezon ishte shumë afër që ta fitonte atë.
Jurgen Klopp arriti që të shkruante histori me ‘The Reds’, duke u bërë të parët që nuk arrijnë ta fitojnë titullin e ligës me 97 pikë të arkëtuara.
Trajneri gjerman pas fitores 2-0 ndaj Wolverhampton Wanderes e ka uruar Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier, por që i ka thumbuar ata për shpenzimin e shumave të mëdha në transferimin e lojtarëve.
“Urime Manchester Cityt, është e rëndësishme të thuash këtë. Ata kanë zhvilluar një sezon të pabesueshëm. Ne bëmë mirë, por ata e fituan, kështu që përgëzoj Pep (Guardiolan) dhe Cityn”, ka thnë Klopp.
“Për sa kohë që City është këtu me cilësinë që ata kanë dhe fuqinë financiare dhe të gjitha ato gjëra, nuk është se ndonjë ekip tjetër do t’i kalojë me lehtësi. Ne duhet të jemi shumë, shumë afër përsosmërisë për të fituar Ligën Premier. Ne kemi bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe pres që edhe më shumë të vijnë, kjo është e vërteta”.
“Ky klub është në momentin më të mirë për një kohë të gjatë dhe nuk do të përfundojë, sepse ka një skuadër në një pikë më shumë të lartë, kjo skuadër nuk është një artikull i përfunduar, do të shkojmë përsëri, 100 përqind”, ka dekalruar Klopp. /Telegrafi/