Telegrafi

Klopp: U trondita nga dënimi i Cityt, zemërohem për Guardiolan dhe lojtarët

Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola

Trajneri i Liverpoolit , Jurgen Klopp ka thënë se u trondit kur mori lajmin e dënimit nga UEFA për Manchester Cityn, ndërsa thotë se është përkrah Ppe Guardiolas dhe lojtarëve në këtë situatë.

City u dënua nga UEFA të premten për mungesë në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme për “shkelje serioze” të rregullave financiare, si dhe u gjobitën edhe me 30 milionë euro.

Ky dënim nga UEFA e ka tronditur edhe trajnerin rival, Klopp, i cili ka folur për këtë situatë.

Lexo po ashtu Manchester City përjashtohet për dy vite nga Liga e Kampionëve dhe është gjobitur me 30 milionë euro

“Për të qenë i sinqertë, unë zemërohem për Pep dhe lojtarët. Ata nuk bënë asgjë të keqe, thjesht luajtën futboll dhe ishin një sensacion”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Kudo që Guardiola ka qenë, ai ka ndihmuar çdo ligë për të përmirësuar futbollin e tyre. Por, përsëri, të gjithë duhet të respektojmë rregullat”.

Klopp dhe Guardiola njihen si miq të mirë (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Nuk e di nëse ata (City) e bënë apo jo, por UEFA e sheh çfarë kanë bërë. Do të shohim se çfarë ndodh”.

Lexo po ashtu Dhjetë gjërat që mund të ndodhin pas dënimit dyvjeçar të Manchester Cityt nga garat evropiane

“Ishte një tronditje kur e pashë, dikush më dërgoi titullin. Nuk e di se si funksionojnë këto gjëra, por ajo që mund të them si trajner i futbollit është se City nën Pep Guardiolan kanë luajtur futboll sensacional”.

“Unë gjithmonë kam admiruar atë që ata bëjnë dhe atë që ai po bën. Kjo nuk do të përfundojë me këtë moment”.

“Mund ta imagjinoj se është vërtet e vështirë për momentin për njerëzit sportivë te City. Ju besoni njerëzit tuaj, ata ju thonë se është mirë, dhe padyshim që UEFA e sheh atë paksa ndryshe”.

Lexo po ashtu Guardiola shqetësohet për eksodin e lojtarëve pas dënimit nga UEFA

“Tani ata duhet të merren me të. Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas”.

“Pashë disa gjëra që u thanë, unë imagjinoj që City do të apelojë dhe imagjinoj se më shumë gjëra do të dalin sepse shumë më shumë informacion do të ketë”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/