Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se është një tifoz i futbollit të Barcelonës, Tottenhamit dhe Manchester Cityt, ndërsa ka shtuar se ndjek gjithashtu klubet e tij të mëparshme.
Gjermani Klopp është plotësisht i angazhuar për kryer me ndonjë trofe sezonin me ekipin nga Anfield.
Megjithatë, si një përkrahës i futbollit, gjermani vazhdon të ndjek futboll dhe ka treguar skuadrat e tij te preferuara shkaku i futbollit që luajnë.
“Sa herë që kam kohë më pëlqen të shikoj Dortmundin, sepse jam ende i lidhur me ta”, ka thënë fillimisht Klopp për DAZN.
“Për më tepër ka tre ekipe tjera: Man City, Barcelona dhe Tottenham. Gjithmonë më pëlqen t’i shoh ato”.
“Werder Bremen më pëlqen ta shikoj gjithashtu, por edhe Mainzin pasi me ta jam ende i lidhur shumë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/