Site icon Telegrafi

Klopp tregon arsyen pse mungoi Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Leicesterit

Liverpool ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Leicester Cityn me rezultat bindës 3-0.

Me triumfin ndaj Leicesterit, The Reds janë në krye të tabelës me 20 pikë sa ka edhe Tottenham Hotspur.

E në këtë sfidë mungoi ylli kosovar, Xherdan Shaqiri shkaku i një lëndimit.

Por vetëm pas ndeshjes u mësua arsyeja e mungesës së gjilanasit, pasi për të ka folur trajneri Jurgen Klopp.

Gjermani ka konfirmuar se Shaqiri është rikthyer në stërvitje me Liverpoolin nga Përfaqësuesja e Zvicrës, e më vonë është mësuar se ai kishte një problem me muskujt e tij.

“Shaqiri kishte një problem me muskujt gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar, por ai nuk e kishte kuptuar as vet se ishte lënduar”.

“Ai u rikthye në klub, stërviti me ne dhe më vonë e ndjeu. Pasi i bëmë një skanim e kuptuam se bëhej fjalë për një lëndim që i kishte ndodhur pesë ose gjashtë ditë më herët”, deklaroi Klopp.

“Askush nuk e dinte për këtë lëndim të tij, madje as vet Shaqiri dhe kështu ai nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Leicesterit”, përfundoi trajneri gjerman.

Shaqiri do t’i mungojë kampionëve në fuqi të Anglisë edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës. /Telegrafi/

Exit mobile version