Telegrafi

Klopp, tifozëve: Unë nuk marr vendime për transferime

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ai është i pafuqishëm për vendimmarrjen e klubit për transferimin e emrave të rinj.

Pas disfatës ndaj Burnley, Klopp la të kuptohet zhgënjimi i tij se ata nuk kanë qenë në gjendje të sjellin përforcime me skuadrën e ndikuar ndjeshëm nga një numër lëndimesh.

Klopp këmbënguli që vendimi për të sjellë transferime të reja para fundit të muajit nuk është në duart e tij.

Lexo po ashtu Klopp: Liverpooli duhet të jetë thuajse perfekt për të fituar përsëri titullin në Ligën Premier

“Këto vendime nuk janë vendimet e mia”, ka thënë fillimisht Klopp për mediat angleze.

“Nëse dikush mendon se duhet të bëjmë diçka, unë nuk mund të vendos nëse bëjmë diçka në tregun e transferimeve apo jo”.

“Kjo duhet të jetë e qartë”, përfundoi trajneri gjerman i Reds. /Telegrafi/