Site icon Telegrafi

Klopp thuhet se tentoi ta transferonte Riberyn pas largimit nga Bayerni

Jurgen Klopp ka menduar në këtë afat kalimtar të bëjë një transferim befasues te Liverpolli, duke e transferuar Franck Riberyn.

Trajneri gjerman thuhet se kishte planifikuar ta transferonte sulmuesin francez në Anflied Road, nëse njëri prej lojtarëve të tij ofanziv do të largohej.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, strategu i skuadrës angleze është fans i madh i sulmuesit veteran, mirëpo më pas ka hequr dorë.

Lojtari 36-vjeçar u largua nga Bayern Munich, pasi kontratë e tij skadoi në fund të muajit të kaluar, për t’u larguar pas dhjetë vitesh qëndrimin në Allianz Arena.
Lexo po ashtu Ribery mendon të rikthehet te Bayerni si trajner

Transferimi i Riberys varej nga ndryshimet që do të ndodhnin në skuadrën e Liverpoolit , mirëpo pasi Klopp nuk bëri asnjë veprim, kjo lëvizje ka mbetur vetëm si mendim.

Sulmuesi francez ende nuk dihet nëse ka vendosur ta vazhdojë karrierën si futbollist, apo të veprojë njëjtë sikur ish-bashkëlojtari i tij, Arjen Robben, që u pensionua nga futbolli. /Telegrafi/

Exit mobile version