Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes së nesërme(martë) që Liverpooli e zhvillon në Anfield Road ndaj Chelseat.
Trajneri gjerman i ‘Reds’ ka thënë se pozitiviteti do t’i ndihmoj shumë skuadrës ndaj Chelseat, teksa ka folur edhe rreth tri humbjeve radhazi të skuadrës së tij.
“Humbja e tri ndeshjeve në shtëpi ndjehet më shumë se mesatarja. Por, duke humbur në tri gara është më mirë se të humbësh tri ndeshjeve vetëm në një garë”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencën për shtyp.
“Të qëndrojmë pozitiv. Nuk ka asnjë arsye për ndonjë gjë tjetër. Në afat të shkurtër, kundër Chelseat, kjo do të ndihmojë shumë”, përcjell Telegrafi.
Ndeshja do të filloj me fillim nga ora 21:00 dhe i takon javës së 23 të Ligës Premier. /Telegrafi/