Telegrafi

Klopp: Do ta ndihmoj Gerrardin, ai ka të ardhme të madhe si trajner

Jurgen Klopp ka folur rreth rikthimit të Steven Gerrard te skuadra e Liverpoolit.

Kapiteni legjendar i Liverpoolit është rikthyer përsëri në klub, por kësaj radhe në rolin e trajnerit në akademinë e klubit, për t’i ndihmuar futbollistët e vegjël që në një të ardhme të bëhen futbollistë profesionist, teksa gatishmëri për ta ndihmuar ka shprehur edhe trajneri Klopp.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gerrard rikthehet te Liverpooli

“Kemi pasur një bashkëbisedim të mirë mes vete. E dimë të gjithë se ai është një djalë i mrekullueshëm”, deklaroi Klopp në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Ligës.

“Për mua ishte e rëndësishme ta dija se çfarë Steven dëshironte. Ai dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen dhe unë jam i gatshëm ta ndihmojë atë”, përcjell Telegrafi.

“Duke kombinuar përvojën e tij të të luajturit me të gjitha gjërat që ai ka për të mësuar, ai ka një të ardhme të ndritur”, përfundoi trajneri gjerman.  /Telegrafi/