Chelsea pshtë lider i padiskutueshëm i Ligës Premier pas zhvillimit të 18 xhirove kampionale.
Por, trajneri i Liverpooolit Jurgen Klopp, ka pohuar se ky sukses i skuadrës londineze ka ardhur në saje të mos lëndimit të futbollistëve.
“Jam i sigurt se deri tani Chelsea është ndoshta skuadra që ka pasur më së shumti fat me lëndime dhe kji i ka sjell rezultate. Ne humbëm Phil (Coutinho) dhe Daniel (Sturridge) dhe Danny Ings në momente të vështira” tha Klopp, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se aktualisht The Reds gjenden në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 37 pikë, përkatësisht ka nëntë më pak se Chelsea.
Vlen të theksohet se Liverpooli sonte do të takohet me skuadrën ku luan Xherdan Shaqiri, Stoke City. /Telegrafi/