Site icon Telegrafi

Klopp shpjegon çfarë i tha Firminos pas golit të fitores

(Foto: Screenshot/Twitter/LFCMAGAZINE)

Roberto Firmino shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur në Anfield që përfundoi me rezultat 2-1.

Jurgen Klopp ka thënë se nuk ishte shqetësuar në asnjë moment nga mungesa e golave të brazilianit në këtë edicion.

Goli ndaj Spursave ishte vetëm i tretë për numrin 9 këtë sezon, ndërsa në dy vitet e fundit, Sadio Mane dhe Mohamed Salah kanë shënuar më shumë gola se ai.

https://twitter.com/Sowso212/status/1339326915266703362

Trajneri ka theksuar se shpreson që Firmino të mos e humbë kurrë vetëbesimin dhe t’i shfrytëzojë hapësirat për t’i kontribuuar skuadrës.

Lexo po ashtu Klopp nuk pajtohet me vendimin e VAR: Goli i Son ishte pozitë jashtë loje

“Shpresoj që ai të mos dyshojë kurrë te vetvetja, ka shumë për të folur rreth kësaj, por i thash thjesht: ‘Bobby, ti shënove’”.

“Ai shënoi gol dhe një të rëndësishëm për ne. Dhe nuk ka shumë rëndësi kush shënon, sepse për ne, e vetmja gjë që ka rëndësi është që topi të jetë në rrjetë”.

“Ne i shohim mënyrat si arrijmë te goli, gjërat si harkimet, pasimet, përfundimet. Por, vrapimet për të krijuar hapësira, këtë nuk e shohin të gjithë. Unë e kuptoj këtë, por nuk jam i befasuar që Bobby shënon gola”, ka deklaruar Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/GasLFC/status/1339330259221700612

Exit mobile version