Site icon Telegrafi

Klopp shpjegon arsyen e përleshjes verbale me Artetan gjatë fitores së Liverpoolit kundër Arsenalit

Jurgen Klopp e ka pranuar se ai meritoi kartonin e verdhë për pjesën e tij në debatin me menaxherin e Arsenalit, Mikel Arteta, të shtunën mbrëma.

Dy trajnerët u ndëshkuan me të verdhë në pjesën e parë të fitores 4-0 të Liverpool ndaj Arsenalit, pasi patën një diskutim të nxehtë pranë fushës.

Incidenti ndodhi pasi Sadio Mane dhe Takehiro Tomiyasu patën një duel ajror për një goditje me kokë, me menaxherin e Arsenalit që bëri thirrje që ylli i Liverpoolit të ndëshkohej.

Klopp reagoi ndaj ankesave të stafit të Arsenalit dhe tha se është i lodhur nga trajnerët që sulmojnë sulmuesin Mane dhe kërkojnë ndëshkimin e tij pas çdo ndërhyrje.

Lexo po ashtu Arteta dhe Klopp ishin gati për një përleshje masive, por dy trajnerët u ndalen nga gjyqtarët dhe stafi

“Nuk ishte e planifikuar – situata ishte që Sadio bëri një ndërhyrje të pastër, asnjëri nuk bëri faull dhe ata u ngritën dhe për mua është paksa e qartë se nuk kishte asgjë”, ka thënë fillimisht Klopp për BBC.

“Ai është thjesht një lojtar fizik – nuk mund ta bësh këtë, ndodh shumë shpesh dhe nuk është e drejtë. Kur ata ngrihen nga bankina është e vështirë të mos ngrihesh dhe të thuash diçka”.

“Ishte për situatën që nuk ishte faull nga Sadio [Mane], por bankina e Arsenalit u ngrit sikur të ishte një karton i kuq. Unë pyeta se çfarë duan në atë situatë”.

“Ne duhej të hiqnim Sadion kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve sepse ata donin që ai të merrte një karton të verdhë. Gjyqtari bëri shumë mirë në atë situatë – e meritova një karton të verdhë. Nuk ishte në rregull dhe kjo është ajo që thashë. Thjesht ndodhi në moment”.

“Nëse do të ishte një ndërhyrje e ashpër, ne jemi të gjithë kështu, por nuk ishte asgjë, ai as nuk e preku atë, ishin vetëm dy lojtarë që luftuan në ajër. Dhe reagimi i Artetës nuk ishte në rregull dhe kjo është ajo që unë thash”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version