Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte plot lëvdata për Mohamed Salah pas fitoren 5-0 të Reds ndaj Watford sot (e shtunë) pasdite, duke e cilësuar egjiptian si më të mirin në botë.
Salah shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në këtë ndeshje, duke e çuar Liverpoolin drejt fitores dhe duke e lënë në pjesën e epërme të tabelës si pretendentë kryesor për titull të Ligës Premier.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Klopp, i cili e ka lavdëruar jashtë mase lojtarin egjiptian, duke e cilësuar si më të mirin në botë aktualisht.
“Ai është me siguri një nga më të mirët në botë tani, por nuk ka të bëjë me mua dhe atë që them se është më i miri”, ka thënë fillimisht Klopp për BT Sport pas ndeshjes.
“Për mua ai është më i miri. Unë e shoh atë çdo ditë dhe kjo ndoshta e bën më të lehtë për mua, por aty është Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo ende shënon si i çmendur dhe Lionel Messi ende shënon në një nivel klasi botëror.
“Por, në këtë moment, ai është me siguri në krye të asaj liste”, përfundoi trajneri gjerman i Liverpoolit.
◉ 8 games
◉ 7 goals
◉ 4 assists@MoSalah‘s start to the @PremierLeague campaign is something very, very special ? pic.twitter.com/fiHDN1pUgu— Liverpool FC (@LFC) October 16, 2021
Forma e jashtëzakonshme e Salah
Pasi shënoi një gol brilant individual kundër Manchester City në ndeshjen e tij të fundit në Ligës Premier, Salah krijoi një moment tjetër magjie në Vicarage Road, me mbrojtjen e Watfordit që ishte viktima këtë herë.
Kontrolli i ngushtë i Salah dhe lëvizjet e këmbëve hipnotizuan disa mbrojtës ndërsa ai me lehtësi dhe me goditje të bukur arriti ta gjej këndin e epërm të portës për golin tjetër mahnitës.
Goli gjithashtu nënkuptonte që egjiptiani theu dy rekorde personale të shënimit. Ishte hera e parë që Salah shënoi në tetë ndeshje radhazi dhe gjashtë ndeshje radhazi në ligë.
29-vjeçari është në formë të bujshme tani dhe nuk është çudi që Klopp është aq i kënaqur me të. Ndeshja e radhës për Liverpoolin dhe Salahun, është një udhëtim në Wanda Metropolitano ndaj Atletico Madridit ë Diego Simeones. /Telegrafi/