Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se duhet ta shohim Chelsean se si do të luajë pa Eden Hazerdin dhe Diego Costan.
Gjermani beson se skuadra e tij është duke i vuajtur lëndimet e disa lojtarëve.
“Dallimi është, se shumë klube nuk i kanë pasur problemet tona me (lëndime) që ne i kemi tashmë”.
“Ekipet e tjera do t’i kenë këto, sepse askush nuk mund të kalojë pa probleme. Unë nuk mund ta ndryshojë këtë gjë dhe kështu që nuk jam i shqetësuar”.
“Asnjë nga Lallana, Firmino e Manenuk kanë luajtur gjatë gjithë kohës së bashku”.
“Ata të gjithë kanë pasur pushimet e tyre për arsye të ndryshme”.
“Chelsea luan me të njëjtin ekip gjatë gjithë kohës, dhe ju duhet të pyesin se si do të luajnë ata kur të kenë dëmtimi apo mungesa. Hazard dhe Costa kanë luajtur nga 90 minuta në çdo ndeshje”.
“ Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë, kështu që mos u bëni merak”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/