Jurgen Klopp pretendon se Barcelona mund të luajë 50 për qind të ndeshjeve të La Ligas me ekipin B si dhe Lionel Messi mund të vrapojë vetëm 4.3 kilometra dhe të shënoj pesë gola.
Trajneri gjerman ka dhënë një vlerësim të ashpër sa i përket dallimit në mes të Ligës Premier dhe ligave tjera evropiane, ku kampionatin anglez e sheh larg më konkurrues se të tjerët.
“Dallimi më i madh në mes të Anglisë dhe të tjerëve është se konkurrenca është gjithmonë aq e vështirë”, ka thënë Klopp për Daily Mail, transmeton Telegrafi.
“Pra, po, ju mund të luani tre ndeshje në qoftë se ju keni ekipe me aftësi të veçanta, si Manchester City apo Manchester United – dy ekipe dhe le të luajmë”.
“Dallimi i madh në Spanjë është se Barcelona mund të luajë 50 për qind të ndeshjeve të tyre me ekipin B; ose ka ndeshje ku Lionel Messi vrapon vetëm 4.3 kilometra, por shënon pesë gola”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/