Telegrafi

Klopp po përgatitet të rindërtojë Liverpoolin – kështu mund të duket sezonin e ardhshëm

Jurgen Klopp do të duhet të ndryshojë diçka në skuadrën e tij, pasi ka ruajtur të njëjtit emra për shumë vite. 

Liverpool është i teti, gjashtë pikë larg vendeve të Ligës së Kampionëve dhe, edhe nëse ia del sezonin e ardhshëm, do të ketë nevojë për ndryshime.

Sipas TalkSport, Klopp dëshiron të sjellë dy lojtarë të rinj gjatë verës, të cilët duhet të shkundin mesfushën e plogësht.

Henderson e ka gjithnjë e më të vështirë të ndjekë kërkesat e futbollit modern dhe atij dhe Fabinhos i mungon kreativiteti.

Liverpool ka hequr dorë nga gara për Jude Bellingham. Borussia Dortmund kërkon 120 milionë euro për lojtarin anglez, por me këto para Liverpooli kërkon të sjellë jo një, por dy lojtarë.

Lexo po ashtu Eksod në ekipin e Liverpoolit, në verë pritet të largohen 14 lojtarë

Një prej tyre është mesfushori 20-vjeçar i Bayern Munich, Ryan Gravenberch, i cili erdhi nga Ajax verën e kaluar për 18.5 milionë euro.

Klopp thuhet se e vlerëson shumë atë dhe përfaqësuesit e Gravenberch thuhet se janë takuar tashmë me Liverpoolin dhe kanë diskutuar një transferim të mundshëm. Bayern Munich do ta lironte për rreth 30 milionë euro.

Mesfushori tjetër është Alexis Mac Allister, 24-vjeçari kampion bote me Argjentinën, i cili prej dy sezonesh luan futboll të madh në Brighton.

Liverpooli e ka kërkuar më parë dhe thuhet se do të përpiqet ta sjellë këtë verë.

Brighton kohët e fundit është dëshmuar se është një negociator shumë i ashpër. Mediat angleze shkruajnë se Liverpool do të duhet të paguajë 70 milionë euro, çka është e pranueshme në Anfield.

Liverpool po konsideron gjithashtu edhe emra si Mason Mount, Matheus Nunes dhe Moises Caicedo.

Lajmi i mirë për Liverpoolin është se Luis Diaz është duke u rikuperuar, si dhe fakti se Darëin Nunez po përmirësohet, ndaj TalkSport shkruan se Liverpooli ka një sezon të ardhshëm shumë emocionues përpara./Telegrafi/