Telegrafi

Klopp: Po flasim me lojtarë të ndryshëm për t’i transferuar

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Liverpool janë aktualisht në bisedime në lidhje me transferimet e reja të mundshme për skuadrën e tij, por pranoi se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve do të ketë ndikim në çdo biznes.

Trajneri i Liverpoolit ka aluduar në ndonjë transferim të mirë gjatë afatit kalimtar veror, pasi dëshiron të ketë një skuadër edhe më të fortë se kjo aktualja.

“Ne jemi në bisedime me njerëz të ndryshëm – lojtarë, agjentë, të gjitha. Jo shumë vendime janë bërë tashmë në këtë pikë. Pse duhet që në këtë fazë?”, ka thënë Klopp për Liverpool Echo.

“Por, ne jemi në rrugë. Në fund, unë jam i sigurt se do të kemi një skuadër vërtetë të mirë. Ne tashmë kemi një skuadër të mirë dhe disa më shumë lojtarë të mirë do ta bëjë atë edhe më të mirë”, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk duhet të flasim për Ligën e Kampionëve tani, sepse ne nuk jemi ende të kualifikuar. Por natyrisht, nëse ne jemi në Ligën e Kampionëve, atëherë do të ketë  ndikim”, përfundoi ish-trajneri i Dortmundit. /Telegrafi/