Telegrafi

Klopp i përzgjedhuri pas Ancelottit

Në Gjermani gjithçka është e programuar

Planifikime për një periudhë të gjatë, për të evituar që të gjendesh i papërgatitur. Kështu, sipas një raporti që bën Daily Star, në Bavari problemi është që të zgjedhin se cili do të jetë trajneri i Bayern Munchen pas 2 vjetësh, edhe pse Carlo Ancelotti trajneri aktual, ende nuk ka filluar ta ngrohë mirë stolin e skuadrës bavareze.

Dhe emri i planifikuar nga klubi bavarez për të zëvendësuar trajnerin italian, pas fiks 24 muajsh është pikërisht Jurgen Klopp, i cili nga ana e tij sapo ka rinovuar kontratën me Liverpool deri në vitin 2022.

Dhe megjithëse e ka nisur sezonin me një trofe të fituar, 8 fitore në 8 ndeshje, shifrat që nuk i mjaftojnë Carletos për të larguar zërat e transfereve.

Në fund të fundit, gjermanët mendojnë për të ardhmen, sepse për të tashmen me shumë gjasa mendon Ancelotti.