Site icon Telegrafi

Klopp përgëzon lojtarët e tij për paraqitjen ndaj RB Leipzigut dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Jurgen Klopp është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren e Liverpoolit ndaj RB Leipzig në ndeshjen kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli triumfoi me rezultat 2-0 edhe në ndeshjen e dytë të kësaj faze, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.

Ky kualifikim dhe loja në veçanti kanë lënë shije të mirë te trajneri Klopp, i cili nuk ka hezituar të përgëzoj lojtarët e tij.

Lexo po ashtu Liverpooli eliminon Leipzigun dhe vazhdon në çerekfinale

“Krijuam shumë raste. Në pjesën e parë kemi pasur shumë raste dhe nuk shënuam, por gjëja më e mirë që bënë djemtë ishte se askush nuk mund ta shihte vërtet se sa i mirë mund të jetë Leipzig. Ata janë një përbindësh, ekipi i fuqishëm, por ne e mbrojtëm atë mirë”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“Ne duhej ta bënim veten gati. Na u desh të fiknim gjërat e Ligës Premier dhe ta provonim siç duhet sonte. Djemtë me të vërtetë kënaqeshin, por ne duhet të bënim punën e ndyrë. Ishte një paraqitje e madhe mbrojtëse sonte dhe djemtë dolën vërtet mirë”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Liverpool 2-0 RB Lepzig, Salah me vlerësimin më të lartë

“Ne të gjithë duam Fabinhon në pozicionin e numrit gjashtë. Sonte ai ishte aty dhe të dy qendërmbrojtësit luajtën një lojë të pabesueshme. Ju keni për të mbrojtur këto topa të gjatë. Ne u mbrojtëm thellë së bashku vërtet mirë”.

“Të gjithë kishin një lojë vërtet të mirë. Të tre mesfushorët së bashku patën një lojë vërtet të mirë dhe tre sulmuesit gjithashtu. Diogo Jota luajti për aq kohë sa mundi, gjë që ishte e mrekullueshme. Lojtarët që hynë gjithashtu dolën shumë mirë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version