Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke u lidhur me punën e Massimiliano Allegrit te Juventusi.
Allegri pritet të largohet nga Torino në fund të sezonit, pavarësisht rezultateve të tij në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Mediat italiane tashmë kanë lidhur disa trajnerë me stolin e Zonjës së Vjetër, ndërsa së fundmi ka dalë edhe një emër i ri.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Klopp është emri i fundit që ka përfunduar në listën e dëshirave në radarin e gjigantëve të Torinos.
Klopp është shumë i çmuar nga klubi italian pas transformimit të Liverpoolit që i dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve.
Drejtuesve të Juventusit gjithashtu ju pëlqen gjermani pasi i bëri Reds pretendentë të nxehtë për atë që do të ishte titulli i parë i tyre në 30 vjet.
Ai është në radar të Juventusit së bashku me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Një emër shumë i lidhur me stolin e klubit italian është Zinedine Zidane, por Chelsea po insiston shumë në francezin dhe mund ta fitojë garës. /Telegrafi/