Telegrafi

Klopp për Van Dijkun: Ne do të presim për të sikurse një grua e mirë që e pret bashkëshortin kur është në qeli

Jurgen Klopp e di se mungesa e Virgil van Dijkut te Liverpoolit do të jetë evidentet.

Mbrojtësi holandez lëndoi ligamentet e gjurit në barazimin 2-2 të The Reds ndaj Evertonit në fundjavën që shkoi.

Portieri i Toffes, Jordan Pickford bëri një ndërhyrje horror në Van Dijkun, duke e detyruar atë që të lëshojë fushën pas vetëm 11 minutash lojë.

Lexo po ashtu E konfirmon Liverpooli: Van Dijk ka lënduar ligamentet e gjurit – do t’i nënshtrohet operacionit

Holandezi pritet që të mungojë për së paku deri në shtatë muaj te Liverpooli, ndërsa Klopp ka theksuar rëndësinë që ka lojtari për skemat e tij.

“Ne do të presim për të sikurse një grua e mirë që e pret bashkëshortin kur është në qeli”, ka thënë trajneri gjerman për Van Dijkun.

Klopp në ndeshjet e radhës do të detyrohet të luajë në mbrojtje me Fabinhon, që tregoi një paraqitje brilante kur luajti në atë pozitën në fitoren 2-0 ndaj Chelseat në Stamford Bridge. /Telegrafi/