Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas fitores 1-2 ndaj West Bromit, ku është ndalur tek goli i Alisson Becker në minutën e fundit të ndeshjes.
Trajneri gjerman tha se pjesa e tij tek ky gol ishte se nuk e ndaloi brazilianin të shkonte në sulm dhe për këtë ai dukej mjaft i lumtur.
Klopp tha se ky ishte një gol i jashtëzakonshëm, dhe sikur ta shënonte Olivier Giroud të gjithë do të flisnin për këtë dhe kështu kërkon që edhe goli i portierit të trajtohet në të njëjtën mënyrë.
Pas kësaj fitore Reds vazhdojnë në pozitën e pestë, një pikë më pak se Chelsea duke mbajtur kështu gjallë ëndrrën për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri. /Telegrafi/