Jurgen Klopp ka folur pas humbjes së Liverpoolit në finalen e Superkupës së Anglisë nga Arsenali.
Arsenali ka arritur të triumfojnë me penallti (5-4) në Superkupën e Anglisë e njohur ndryshe si FA Community Sheild, pasi loja e rregullt u mbyll baras 1-1.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (12’) për Arsenalin dhe Takumi Minamino (73’) për Liverpoolin.
“Ne ishim këtu për të fituar ndeshjen, shpresoj se ishte e qartë. Ne nuk e fituam ndeshjen – nuk e humbëm, por e humbëm garën padyshim për shkak të një gjuajtje penalltie. Dhe për shkak se pësuam një gol nga Aubameyang dhe nuk shfrytëzuam rastet tona, atëherë loja është e hapur”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Ne shënuam me vonesë, gjë që nuk ishte problem, por mund të kishim shënuar më herët, kjo do të ndihmonte. Ne e kishim ndeshjen në drejtimin e duhur atëherë, por koha nuk ishte e mjaftueshme”.
“Me pjesë të lojës unë padyshim isha i kënaqur sepse e di se në cilën situatë jemi, çfarë bëmë në stërvitje dhe të gjitha gjërat që prisja sot nga pikëpamja fizike, nga pikëpamja taktike”.
“Ndeshja që duhet të luanim këtu sot kundër një blloku të thellë mbrojtës, 5-4-1, duhet të keni 100 për qind këmbë të freskëta, vendimmarrja juaj duhet të jetë në majë”.
“Ne nuk kishim këmbët më të freskëta, por ato ishin më të freskëta se tre ose katër ditë më parë. E gjitha është normale. Kemi edhe dy javë të tjera për të përgatitur sezonin e ardhshëm”.
“Ne duhet të merrnim kontrollin e lojës, do të thosha – e patëm atë në pjesën e dytë me kërcënimin e vazhdueshëm të kundërsulmeve dhe të gjitha këtyre gjërave”.
“Arsenali kishte një ndërtim të mirë, por ata në të vërtetë nuk krijuan shanse me këtë. Na u desh të punojmë shumë për të dhe kështu është. Patëm dy ose tre momentet tona të mëdha, të cilat nuk i përfunduam. Kjo është ajo që vendos më pas ndeshjet, ne e dimë atë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/