Site icon Telegrafi

Klopp i pakënaqur me referimin: Duhej karton i kuq në Harry Kane, ndërhyrja ndaj Jotas ishte penallti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Tottenham Hotspur, ku sipas tij Reds janë dëmtuar nga vendimet e gjyqtarit.

Gjermani tha se fillimit sulmuesit të Spurs, Harry Kane, duhet ti jepej karton i kuq për ndërhyrjen në Andrew Robertson.

Por, ky nuk ishte shqetësimi i vetëm i Klopp, pasi sipas tij ndërhyrja në Diogo Jottan ishe për penallti.

Trajneri i Reds për këtë foli në konferencën për media, duke mos e kursyer aspak gjyqtarin kryesor Paul Tierney. /Telegrafi/


Exit mobile version