Liverpool do të mundohet të vazhdojë serinë e fitoreve në Ligën Premier.
The Reds do të kenë punë me ish-trajnerin Rafael Benitez, i cili drejton skuadrën e Newcastle Unitedit.
Para takimit ka folur strategu gjerman, Jurgen Klopp, i cili është ndalur të flas sërish për Ohilippe Coutinhon.
Ai ka pohuar se tani skuadra funksionon më mirë pa brazilianin pasi që topi qarkullon tek të gjithë lojtarët.
“Coutinho ishte një lojtar shumë dominues në ekipin tonë dhe kur nuk ishim mirë. Ti jepnim topin atij ishte gjithmonë një ide e mirë, por ne nuk e kemi më këtë mundësi dhe kjo na bën pak më të paparashikueshëm në fushë”.
“Tani topi shkon te çdo lojtar dhe e shpërndajmë përgjegjësinë midis lojtarëve të ndryshëm. Nuk jemi kurrë të sigurt se si do të funksionojë, por jam shumë i kënaqur me reagimin e lojtarëve”, tha gjermani.
Kujtojmë se mesfushori me tipare sulmues u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit te skuadra e Barcelonës, ku ka shënuar dy gola për katalanasit dhe tani është duke u rritur gradualisht.
Ndryshe, Liverpool aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 57 pikë. /Telegrafi/