Telegrafi

Klopp nuk do të marrë në konsideratë asnjë shitje gjatë janarit, ‘shpëton’ Shaqiri

Jurgen Klopp e Xherdan Shaqiri (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do të refuzojë të lejojë ndonjë nga lojtarët e skuadrës së tyre të parë të largohet këtë muaj.

Xherdan Shaqiri është emri më i përfolur që lidhet me një largim, me Romën dhe klubet turke që thuhet se kanë interesim për të marrë në huazim me mundësi blerje yllin shqiptar.

Por, klubi i ka bërë të qartë agjentit të lojtarit se nuk ka asnjë shans as edhe minimal që ai të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Liverpooli refuzon ofertën e parë për Xherdan Shaqirin

Sipas mediumit britanik The Mirror, Klopp nuk do të marr në konsideratë asnjë largim gjatë këtij muaji.

Klopp dëshiron ta mbajë grupin e bashkuar për të vazhduar me trofe (Foto: FC Liverpool/Twitter)

Klopp ka shprehur një dëshirë të fortë për të mbajtur gjithë skuadrën e tij deri në fund të sezonit, pasi ai planifikon të fitojë trofeun e Ligës Premier.

Menaxheri është i vetëdijshëm se ka një skuadër jo me shumë zgjedhje dhe me ndonjë lëndim ai do të haste në probleme gjatë kampionatit. /Telegrafi/