Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do të refuzojë të lejojë ndonjë nga lojtarët e skuadrës së tyre të parë të largohet këtë muaj.
Xherdan Shaqiri është emri më i përfolur që lidhet me një largim, me Romën dhe klubet turke që thuhet se kanë interesim për të marrë në huazim me mundësi blerje yllin shqiptar.
Por, klubi i ka bërë të qartë agjentit të lojtarit se nuk ka asnjë shans as edhe minimal që ai të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Klopp nuk do të marr në konsideratë asnjë largim gjatë këtij muaji.
Klopp ka shprehur një dëshirë të fortë për të mbajtur gjithë skuadrën e tij deri në fund të sezonit, pasi ai planifikon të fitojë trofeun e Ligës Premier.
Menaxheri është i vetëdijshëm se ka një skuadër jo me shumë zgjedhje dhe me ndonjë lëndim ai do të haste në probleme gjatë kampionatit. /Telegrafi/