Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, konsideron se goli i Son Heung-min ishte pozitë jashtë lojë, përkundër se VAR e pranoi si të rregullt.
Redsat fituan me rezultat 2-1 ndaj Tottenham Hotspur për të marrë primatin në Ligën Premier, ndërsa në një derbi të tillë nuk mund të mungonin kundërthëniet.
Mohamed Salah shënoi me devijim, ndërsa Son e barazoi rezultatin me një gol të bukur. Një realizim i vonshëm i Roberto Firminos me kokë, ia siguroi fitoren kampionit.
https://twitter.com/DribblingFutbol/status/1339309193690542082
“Për mua, ishte pozitë jashtë loje. Ata e shikojnë 20 herë, por kur e shikova unë, ishte pozitë jashtë loje”, ka deklaruar Klopp pas ndeshjes.
Liverpooli e dominoi sfidën gjatë 90 minutave duke pasur 76 për qind të posedimit të topit dhe goditi 17 herë drejt portës. /Telegrafi/