Telegrafi

Klopp nuk mendon se Liverpooli i humbi dy pikë në derbin me Man United

Liverpool dhe Man United barazuan 2-2 në Old Trafford në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Reds e thyen ngërçin në mesin e pjesës së parë me anë të Luis Diaz dhe krijuan një mori rastesh në pjesën e parë.

Megjithatë, ata nuk i shfrytëzuan ato raste, duke i lejuar Djajtë e Kuq të riktheheshin pas pushimit përpara se Mohamed Salah të barazonte nga penalltia.

Lexo po ashtu Spektakël në Old Trafford, por pa fitues: Man United dhe Liverpooli ndajnë pikët

“Duhet ta kishim fituar ndeshjen, kjo është e qartë”, deklaroi Jurgen Klopp për Sky Sports pas lojës.

“Nuk jemi ekipi i vetëm që mund të kontrollojmë këtu. Duhet të kishim shënuar më shumë në pjesën e parë, ata nuk patën asnjë goditje në portë në pjesën e parë”.

“Ne gjetëm një rrugë kthimi në lojë. Para se ata të shënonin ne kishim raste të mëdha, pasi ata shënonin ne kishim raste të mëdha. E di që njerëzit e shohin si dy pikë të humbura, për mua kemi një pikë më shumë se para ndeshjes”, ka shtuar më tej trajneri gjerman. /Telegrafi/