Telegrafi

Klopp nuk mendon për top katërshe: Duhet të kemi kujdes edhe nga Brightoni

Liverpooli ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Brentfordit, por shumë të rëndësishme për ecurinë e kampionatit.

Goli i vetëm në këtë duel erdhi nga Mohamed Salah pas 13 minutave lojë, ku egjiptiani u asistua nga qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk.

I lumtur me fitoren ndaj Brentfordit është shprehur trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, duke thënë se ka qenë një nga ndeshjet më të mira në aspektin defensivë.

Lexo po ashtu Liverpooli rrit presionin ndaj Man United me fitoren ndaj Brentfordit

“Ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar në aspektin mbrojtës sa i përket goditjeve standarde. Fituam kundër skuadrës më të mirë dhe më kreative në këtë aspekt”.

“Nuk u lejuam kundërshtarëve asnjë shans, duke u përballur siç duhet me kaq goditje standarde kundër. Bravo djemve, ishin shumë të përqendruar. Pashë shumë gjëra pozitive në këtë ndeshje”, deklaroi Klopp.

Përkundër fitores së rëndësishme, Klopp ka pak shpresa për vendin e katërt, pasi kanë një pikë më pak se United, por dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Lexo po ashtu “Nuk do të blejmë lojtarë të mbivlerësuar”, Klopp zbulon strategjinë e Liverpoolit

Klopp thotë se duhet të kenë kujdes nga Brighotni, pasi ata mund t’i kalojnë në renditje.

“Nëse United fiton dy ndeshjet shkon në shtatë pikë mbi ne. Dhe praktikisht do të quhej e mbyllur gara për një vend në Ligën e Kampionëve”.

“Pastaj është Brighton. Nëse ata i fitojnë të gjithë ndeshjet e tyre, që ka shumë mundësi të ndodhë, do të renditen sipër nesh”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/