Ka përfunduar seria e finaleve të humbura për Jurgen Klopp. Trajneri gjerman e ka fituar Ligën e Kampionëve si trajner i Liverpoolit.
Redsat fituan ndaj Tottenham Hotspurit me rezultat 2-0 në finalen e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Wanda Metropolitano në Madrid.
“Jam shumë i kënaqur për djemtë, jam shumë i lumtur për të gjithë këta njerëz, jam shumë i lumtur për familjen time…”.
“A e keni parë ndonjëherë një skuadër si kjo? Duke luftuar pa karburant në rezervuar. Dhe kishim një portier që i bën gjërat e vështira të duken të lehtë”.
“Sonte (e shtunë) do të jetë e shkëlqyer. Kjo mund të jetë nata më e mirë në jetën time, në aspektin profesional.
“Kjo është shumë e rëndësishme. I kemi pronarët që nuk na kanë dhënë presion, ata vetëm na mbështesin dhe thonë: ‘Mund t’ia dilni’. Janë fantastikë”, është shprehur Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/