Jurgen Klopp është nga ata trajnerë që nuk i pëlqejnë shumë lojërat e fjalëve.
Trajneri i Liverpoolit në fakt është i drejtpërdrejtë dhe i qartë teksa i tregon derën Mario Balotellit, duke shpjeguar se për të nuk ka vend në skuadër, transmeton TCh.
“Nëse për shumë lojtarë nuk është momenti për të folur për merkaton, për Marion kjo nuk vlen dhe unë kam folur dhe me të, pasi ka ardhur koha të merren vendime”.
“Baloteli nuk është në atë fazë të karrierës në të cilën duhet të luftojë me katër apo pesë lojtarë për një apo dy vende në skuadër, ndaj duhet gjetur një zgjidhje”.
“Duam që Mario të rikthehet lojtari që ishte para dëmtimit pasi talentin e ka. Te Liverpooli nuk ka më hapësirë për të”, ka thënë Klopp.