Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes së parë çerekfinale që Liverpooli e luajti në shtëpi ndaj Manchester Cityt.
Liverpooli fitoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Cityt, por Klopp ka gjetur kohë të ankohet për orarin e Ligës Premier dhe jo të flas për fitoren e skuadrës së tij pas ndeshjes.
“Unë mund të imagjinoj që shumë njerëz janë të lumtur për këtë, por ne tani do të luajmë në 13:30 të shtunën”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes për BT Sport.
“Nëse dëshironi të shikoni ndeshje si kjo, atëherë Liga Premier duhet të mendoj për këtë. Everton ndoshta janë më të lumtur për këtë ndeshje sesa ne, dhe kjo nuk është e drejtë”.
“Të jesh në garën tënde kombëtare nuk duhet të të shkaktojë probleme. Tani kemi problem të gjejmë lojtarë për të shtunën, kur njerëzit na thonë se është një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit”.
“Unë nuk jam me të vërtetë mbi hënë për momentin – jam shumë i zemëruar për disa njerëz që marrin vendime në këtë ligë”.
“Po të kishim të gjithë lojtarët në dispozicion kundër Evertonit, nuk do të kishte problem, por unë nuk luaj me 11-shen më të mirë? Ne të gjithë e dimë [çfarë ndodh]”, përfundoi trajneri gjerman.
Klopp gjithashtu ka folur edhe për lëndimin e Mohamed Salah, për të cilin tha se nuk ka ndonjë problem serioz dhe pritet të luaj edhe në fundjavë. /Telegrafi/