Jurgen Klopp pretendon se nga futja e teknologjisë VAR në futbollit, ai nuk i feston më golat.
Liverpooli fitoi me rezultat 2-0 ndaj Watford, falë dy golave të shënuara nga egjiptiani, Mohamed Salah, i cili gjeti rrjetën në secilën pjesë nga një herë.
Reds menduan se kryen punë në fillim të pjesës së dytë, pasi Sadio Mane shënoi me kokë në minutën e 49-të, por ky gol u anulua nga VAR-i me arsyetimin për pozitë jashtë loje.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i vendasve, Klopp, i cili ka thënë se më nuk i feston golave shkaku i VAR-it.
“Unë nuk e pashë atë ende. Siç mund ta imagjinoni, kur ju jeni duke fituar 2-0 nuk e shikoni. Nuk jam shumë i shqetësuar për këtë”, ka thënë Klopp fillimisht kur u pyet në lidhje me golin e Manes.
“Për të qenë i sinqertë, nuk kam asnjë të dhënë nëse ishte pozitë jashtë loje. Unë nuk i festoj golat më sepse duhet të presësh derisa dikush të thotë se është gol”.
https://www.youtube.com/watch?v=ieR8qufW7OY
“Mendova se kishte një pasim më herët, ku ndoshta ishte pozitë jashtë loje, por që Sadio ishte ‘off-side’ nuk mund ta shihja”.
“Nuk e pashë atë mbrapa, kështu që nuk kam asnjë ide”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/