Jurgen Klopp akoma nuk e di se a do të transferojë Liverpooli një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit.
Redsat nuk i kanë në dispozicion tre sulmuesit kryesor – Virgil van Dijk dhe Joe Gomez kanë lëndime afatgjate, kurse Joel Matip është duke u rikuperuar nga një lëndim muskulor.
Mesfushori Fabinho është detyruar të angazhohet në mbrojtje, i ndihmuar nga futbollist pa përvojë të mjaftueshme, si Rhys Williams e Nathaniel Phillips.
Good morning, Reds 👋🔴
A big year ahead, let's do this 👊 pic.twitter.com/f8FkfKv8qY
— Liverpool FC (@LFC) January 1, 2021
Dhe derisa ekspertët e futbollit kanë sugjeruar se klubi duhet të transferojë qendërmbrojtës në janar, trajneri ende nuk e di me siguri si do të veprojnë.
“Kemi zgjidhje brenda skuadrës, por nëse mund të bëjmë diçka gjatë afatit kalimtar, nuk e di. Është një afat shumë i vështirë kalimtar, siç mund ta imagjinoni. Jo të gjitha klubet kanë para”.
“Është e pakuptimtë vetëm të bësh diçka. Duhet ta bësh gjënë e duhur. Deri më tani, na ka pëlqyer ajo që kemi bërë”, ka thënë Klopp në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/