Site icon Telegrafi

Klopp nuk e mohon mundësinë e drejtimit të Gjermanisë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar se puna në Kombëtaren e Gjermanisë i intereson atij.

Megjithatë, Klopp këmbëngul se ai duhet të mbetet në Liverpool edhe për një kohë.

“Puna e trajnerit kombëtar është dhe do të ishte një nder i madh – nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Deutschland.

“Problemi që qëndron në rrugën e gjithë kësaj çështjeje është besnikëria ime. Nuk mund të largohem nga Liverpool tani dhe të them se do të marr Gjermaninë për një kohë të shkurtër. Kjo nuk funksionon dhe kërkesa nuk është as aty”.

Lexo po ashtu Pesë problemet e Liverpoolit: Jurgen Klopp duhet t'i zgjidhë në parasezon

“Nëse duhet ta bëj këtë në një moment, atëherë duhet të jem i disponueshëm dhe nuk jam aktualisht”.

“Unë kam një përgjegjësi ndaj klubit. Në thelb, është një punë interesante. Por nuk e di ende nëse do të bëj diçka krejtësisht ndryshe pasi të largohem nga Liverpool”.

“Unë dua t’i mbaj të hapura opsionet e mia”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version