Divock Origi duket se do të vazhdoj të qëndrojë në Liverpool.
Sulmuesi belg kishte pak hapësira edicionin e kaluar nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp.
Por në pjesën finale të sezonit, Origi ishte vendimtar në suksesin e Liverpoolit duke shënuar dy gola në gjysmëfinale dhe një tjetër në finalen e Ligës së Kampionëve.
24-vjeçari ka luajtur në vetëm 21 ndeshje këtë edicion mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë një asistim.
Reprezentuesi belg kishte oferta nga Valencia e Real Betis në La Liga si dhe Hoffenheim e RB Leipzig në Bundesliga.
Por Liverpooli ka hedhur poshtë këto oferta pasi dëshira e Klopp është të qëndrojë belgu.
The Sun raporton se Liverpooli së shpejti do t’i ofrojë kontratë të re lojtarit me pagë më të lartë se aktualja. /Telegrafi/