Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk ka preferuar që ta quaj statusin e ekipit të tij si ‘favorit’ në finalen e ‘Carabao Cup’ ndaj Chelseat, duke përmendur përmirësimin që ka pasur ekipi i Mauricio Pochettinos që prej takimit të tyre të fundit.
Përkundër dominimit momental të Liverpoolit në Ligën Premier, me një epërsi prej katër pikësh ndaj Manchester Cityt, Klopp ka qëndruar i kujdessëhm në raport me rrezikun që i kanoset ekipit të tij nga Chelsea.
Në finalen e 2022, Liverpooli siguroi fitoren ndaj Chelseat pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë.
Finalja e këtij viti pritet të garantojë spektakël, teksa Liverpooli ka shijuar një seri pa humbje ndaj Chelseat që nga viti 2021, Klopp beson se progresi i shënuar nga Chelsea së fundmi përkundër sezonit të tyre të luhatshëm, mund ta bëjë ndeshjen të ndërlikuar.
“A jemi ne favorit i madh? Definitivisht jo. Që kur kemi luajtur ndaj tyre ata janë përmirësuar shumë dhe do të jetë e ndërlikuar, kjo ishte e jashtëzakonshme sot”, ka thënë Klopp për BBC Sport.
Tekniku gjerman më pas dha një përgjigje edhe kur u pyet për situatën e lojtarëve të lënduar.
“Nuk e di nëse këta djem do të jenë në gjendje të luajnë përsëri. Situata nuk është e mirë, absolutisht jo. Ka ndeshje shumë të rëndësishme që po vijnë dhe ne duhet të shkojmë ditë pas ditë”, përfundoi ai./Telegrafi/