Telegrafi

Klopp: Nuk besoj se do të sjellim lojtar të ri gjatë dimrit

Jurgen Klopp nuk beson se do të transferojë ndonjë lojtar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri gjerman i Liverpoolit ka pohuar se gjatë dimrit nuk ka lojtar kualitativ në shitje.

Ai e di që është vetëdijshëm se nuk mund të transferojë lojtar të mirë si vitin e kaluar kur e solli Virgil Van Dijk.

Trent Alexander-Arnold (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Strategu gjithashtu pritet të mos e kthejë nga huazimi, Harry Wilsonin, i cili po kalon nëpër formë fantastike te Derby County.

“Nuk besoj se do të bëjmë lëvizje gjatë dimrit, ashtu sikurse me Harry Wilsonin që po kalon një sezon të shkëlqyer”.

“Nuk duam që ta kthejmë aktualisht në ekip, vetëm nëse jemi të detyruar. Ne jemi të kënaqur me paraqitjet e tija”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp: UEFA ndoshta mendoi se mund të vazhdonin garën pa Liverpoolin, por jo ende

Ndryshe, Joel Matip, Joe Gomez si dhe Dejan Lovren, të tri mbrojtësit janë të lënduar te Liverpooli. /Telegrafi/