Telegrafi

Klopp ngacmon Guardiolën para derbit Liverpool-City

Liverpool dhe Manchester City do të takohen gjatë fundjavës në kuadër të Ligës Premier.

Tashmë kanë filluar edhe ngacmimet nga distanca të trajnerëve të ekipeve respektive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

Jurgen Klopp mendon se stili i lojës së Barcelonës nuk mund të zbatohet te skuadra e Citizens, transmeton Telegrafi.

“Stili i Barcelonës nuk është i mundshëm për çdo skuadër. Gjithçka varet te lojtarët që i ke në dispozicion,” u shpreh Klopp.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Manchester Cityt

Liverpool është në pozitën e dytë me 40 pikë, ndërsa Manchester City e treta me 39 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve.