Telegrafi

Klopp: Nëse Juventusi e do Canin, nuk kem çfarë të bëjmë

LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 01: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and NK Maribor at Anfield on November 1, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për interesimin e Juventusit për Emre Can.

Gjermani ka thënë se lojtarët që mbeten pa kontratë klubin nuk mund t’i ndal.

Pas 1 janarit ai është i lirë të bëjë bisedime me çdo klub që dëshiron.

“Can te Juventusi? Nëse kjo ndodh, nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Lexo po ashtu Heynckesit i pëlqen Emre Cani

“Nëse ka një lojtar të mirë pa kontratë verën e ardhshme dhe ai është i mirë, sikurse që është Emre, do të përpiqemi ta marrim”.

“Pra, kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ne. Çfarë do të mund të bëja tani? Unë mund të them se ‘është një problem i madh dhe ne duhet ta zgjidhim tani!’,

“Ne duhet ta respektojmë kontratën e tij që po përfundon”.

“E kam thënë shumë herë, për sa kohë që Emre nuk më jep një shenjë se mendon për një klub tjetër, nuk duhet të flas për këtë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/