Telegrafi

Klopp: Nëse dikush dëshiron të largohet se nuk luajmë në Ligën e Kampionëve, unë do ta dërgoj me veturën time

Liverpooli viziton Southampton të dielën në në xhiron e fundit të Ligës Premier.

Reds do ta mbyllë sezonin në vendin e pestë dhe do të luajë në Ligën e Evropës, gjë që është pozitive duke pasur parasysh fillimin katastrofik të sezonit.

Trajneri Jurgen Klopp ka mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes, duke folur dhe për situatën e disa lojtarëve që duan të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Klopp pranon se ka pritur gjatë për t'i përmirësuar gabimet te Liverpooli

“Nëse ndonjë lojtar vjen tek unë dhe thotë se dëshiron të largohet sepse ne nuk jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve, unë do ta çoj atë në atë klub tjetër me makinën time”.

“Do të marr çelësat dhe do ta pyes se ku dëshiron shkosh. ‘Hyre brenda, do të të përzë unë’, këtë do t’i them. Është diçka që nuk e kuptoj fare”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp. /Telegrafi/