Telegrafi

Klopp: Në fushë ishin dy skuadra cilësore, por ndeshja u vendos nga anësori

Klopp duke i dhënë instruksione lojtarëve ndaj Tottenhamit (Getty Images)

Jurgen Klopp u shfaq mjaft i irrituar me gjyqtarët pas barazimit 2-2 të Liverpoolit me Tottenhamin në Anfield.

Trajneri gjerman i Reds deklaroi se rezultati u ndikua nga gabimet e gjyqtarëve, kryesisht të anësorit, i cili, sipas tij, dha dy 11-metërsha të paqenë për miqtë.

“Ishin në fushë dy skuadra shumë cilësore, që kërkonin me çdo kusht fitoren, por rezultati u vendos nga vendimet e gjyqtarit anësor. Si gjithmonë, s’na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë atë që ndodhi. Kjo është e gjitha.”

Duke i analizuar në detaje të dy episodet, Klopp u mundua të shpjegonte se gjyqtari e ka penalizuar shumë skuadrën e tij.

“Mos mendoni se gjyqtari erdhi te unë për të më thënë: “Më vjen keq, bëra një gabim te penalltia e parë”. Sepse ishte një pozicion jashtë loje i qartë. Nuk e di se çfarë diskutuan kryesori dhe anësori”.

“Në penalltinë e dytë duket që Virgil van Dijk e ka prekur Lamelan, por të gjithë e dimë që Lamela e kërkoi vetë kontaktin. Kjo është situata. E di që do të thonë se kishte prekje, por gjatë pjesës së parë pati kontakte shumë më të forta dhe nuk na është dhënë asnjë goditje e lirë”, ka shtuar Klopp.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është Southamptonit. /SS/

https://www.youtube.com/watch?v=GThrG0AKg0Q