Telegrafi

Klopp ndihet i emocionuar pas transferimi të Darwin Nunez

Jurgen Klopp ka thënë se është jashtëzakonisht i emocionuar për të punuar me nënshkrimin rekord të Liverpoolit, Darwin Nunez.

Me vetëm 22 vjet mbi supe, Nunez ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin pasi ata paguan rreth 100 milionë euro për nënshkrimin e tij nga Benfica.

Dhe Klopp beson se Nunez ka të gjitha tiparet e nevojshme për të qenë një sukses i madh në Anfield.

Lexo po ashtu Liverpooli zyrtarizon transferimin e Darwin Nunez

“Ai ka të gjitha cilësitë që ne kërkojmë. Ai mund të vendosë një ritëm, ai sjell energji, mund të kërcënojë hapësirën nga zonat qendrore dhe ato anësore”, ka thënë fillimisht Klopp për faqen zyrtare të klubit.

“Ai është agresiv dhe dinamik me lëvizjen e tij. Ai luan pa frikë, është i fuqishëm. E di që do të emocionojë tifozët tanë”.

“Është e rëndësishme që ne të gjithë e kuptojmë se po bëjmë një “punë në progres” me Darvinin. Ai e kupton këtë, me siguri. Më pëlqen shumë përqendrim dhe përulësi që ka”.

“Ne kemi opsione të mrekullueshme sulmi tashmë dhe ai bëhet pjesë e kësaj tani. Kështu që nuk ka fare presion mbi të”.

“Ai ka nënshkruar për një kohë shumë të gjatë dhe ne synojmë të ushqejmë talentin e tij dhe ta shohim atë të rritet”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/