Telegrafi

Klopp: Milner shanë shumë, por jam i lumtur që e kam në skuadër

Klopp e Milner . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubi, ku është ndalur te mesfushori James Milner.

Klopp tregon se ka një respekt të madh për 33-vjeçarin. Sipas tij pa Milnerin sukseset në klub nuk do të vinin.

“Jam me fat që e kam një lojtar si Milner. Ai është lider në skuadër dhe e ka përmirësuar shumë veten në dy apo tri vitet e fundit. Sjellja e tij është e jashtëzakonshme”.

James Milner duke u përshëndetur me Jurgen Klopp. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Njëjtë ka qenë edhe Sebastian Kehl te Dortmund”.

“Ne kemi aq shumë liderë në ekip: Hendo natyrisht, Millie natyrisht, Gini, Virg, të gjithë këta lojtarë janë në një mënyrë apo tjetër lider”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

“Milner është njeri sportiv dhe në çdo sport që luan e bën si duhet. Pa të nuk do të arrinim këtu”.

“Fjalimet e tij me sharje në dhomat e zhveshjes, që unë nuk mund t’i them, janë fjalime motivuese dhe janë të lezetshme”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/